Home Travel The Guardian: Pamjet dhe tingujt e Liqenit të Ohrit
The Guardian: Pamjet dhe tingujt e Liqenit të Ohrit
0

The Guardian: Pamjet dhe tingujt e Liqenit të Ohrit

0
0

Lexuesit e britanikes “The Guardian” kanë dhënë sugjerimet e tyre për vendet që kanë vizituar këtë vit dhe mbresat që u kanë lënë.

Nga plazhet e bukura, qytetet e gjalla dhe vendet ‘e egra’, pjesë e listës së tyre është edhe Shqipëria.

Kësaj here për liqenin “e qetë” të Ohrit.

Lexuesja që e ka sugjeruar Shqipërinë, Lisa J, ka rrëfyer se e ka vizituar vendin tonë gjatë verës së këtij viti përmes një turi turistik.

“Ne e dashuruam Tiranën, Berati na magjepsi, Gjirokastra historike na mrekulloi dhe u qetësuam pranë plazhit në Himarë”, ka treguar ajo.

Më pas, ka vijuar duke thënë se “ishte Lini i vogël në rajonin e Korçës, në Shqipërinë lindore, ndoshta vendbanimi më i vjetër i banuar në Evropë, që daton 6 mijë vjet para Krishtit, ai që pushtoi plotësisht zemrat tona”.

Sakaq, akomodimi në brigjet e liqenit të Ohrit u ofroi pamje të mahnitshme në Maqedoninë e Veriut.

Në kujtesën e saj kanë mbetur edhe gatimet e shijshme.

“Ushqime të shijshme të gatuara në shtëpi, duke përfshirë troftën e shijshme, të kapur nga pronari, u shërbye në tarracën me pamje nga liqeni, ku u përshëndetëm nga një kor bretkosash të zhurmshme”.

Ndërkohë, të tjerë lexues kanë dhënë mbresat e tyre nga vende të tjera nëpër botë që i kanë vizituar këtë vit:

Jeta ishullore e Tove Jansson, Finlandë

Kristina: “Tifozët e autores finlandeze Tove Jansson do ta pëlqejnë arkipelagun idilik Pellinki, ku ajo kaloi verën e saj në një ishull të vogël, Klovharun, i përshkruar në disa nga romanet e saj”.

“Rreth 50 milje në lindje të Helsinkit, Pellinki është pjesë e një grupi ishujsh, të lidhur me ura dhe një traget të mrekullueshëm, të cilin mund ta eksploroni me varkë, makinë, biçikletë, autobus ose në këmbë”.

“Ecni nëpër pyll për të arritur në një nga plazhet e qeta, merrni me qira një varkë për të peshkuar ose thjesht për të lëvizur nëpër gjire të bukura dhe qëndroni në një vilë tradicionale prej druri me një sauna të përshtatshme mes pemëve ku të vetmit tinguj që do të dëgjoni janë ata të natyrës”.

Linku: https://www.theguardian.com/travel/2023/dec/15/readers-favourite-travel-discoveries-of-2023

Foto: Freepik.com

tags: