0
0
Alba Vukaj është njëra nga banoret më të dashura në Big Brother VIP Kosova 2.
Bukuroshja shkodrane tashmë ka fituar zemrat e të gjithëve, ndonëse komentohet për çdo veprim në këtë reality shou.
E së fundmi, ajo duket se nuk ndjehej mirë dhe se kërkoi që ta linte shtëpinë e famshme.
Në një video që është shpërndarë në rrjete sociale, zeshkania shihet duke i thënë vëllait të madh që ta thërras në dhomë të rrëfimeve.
“Vëllai i madh” a mundesh me më thirr në dhomë të rrëfimit të lutem”, u shpreh ajo.
Nuk dihet arsyeja e kësaj, edhe pse ata shpesh mërziten me konkurrentët e tjerë në këtë format.