Që nga vazhdimi i vonuar fantastiko-shkencor “Dune: Pjesa e Dytë” te “Deadpool” i tretë, viti 2024 do të ketë disa publikime të mëdha filmash ndërsa industria rimëkëmbet nga ngjarjet e ndodhura të Hollivudit, që ndaluan prodhimin e filmit.
Sezoni i çmimeve fillon vitin, me hitin e shkëlqyer “Barbie” i cili kryeson nominimet e Golden Globe me 9 të tilla. Drama historike “Oppenheimer” ka 8 nominime.
Komedia gotike “Poor Things,” që triumfoi në Festivalin e Filmit në Venecia, dhe historia e dashurisë “Past Lives” janë gjithashtu pretendentë të fortë, siç është edhe “Killers of the Flower Moon” të Martin Scorsese, për vrasjet e viteve 1920 të indianëve amerikanë në Oklahoma.
Leo Barraclough, drejtori i filmave me metrazh të gjatë në Variety shprehet se është herët për të folur, por ‘Barbie’ dhe ‘Openheimer’ “po shkojnë kokë më kokë.”
Gjithashtu në listën e vitit 2024 janë filmi “Argylle”, historia e origjinës “Furiosa: A Mad Max Saga”,” filmi aksion i Stuntman dhe drama fantastiko-shkencore “Mickey 17” nga fituesi i çmimit Oscar “Parasite” me regji të Bong Joon-ho.
Linku; https://people.com/2024-critics-choice-awards-film-nominations-see-full-list-barbie-leads-8415379 fuqishëm
Foto: https://www.instagram.com/margotrobbieofficial/