Home ShowBiz Jlo: Unë dhe Ben Afleck vuajmë nga stresi për shkak të vëmendjes së madhe
Jlo: Unë dhe Ben Afleck vuajmë nga stresi për shkak të vëmendjes së madhe
0

Jlo: Unë dhe Ben Afleck vuajmë nga stresi për shkak të vëmendjes së madhe

0
0

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i saj, Ben Affleck vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për shkak të vëmendjes së madhe mediatike që përjetuan kur u takuan për herë të parë.

Këtë artsitja e njohur e zbuloi në një intervistë me “Variety “ku tha ndër të tjera se filmi i ri i lidhur me albumin do të  hedhë më shumë dritë mbi historinë e saj të dashurisë me Ben Affleck.

Lopez thotë se fakti që jeta e tyre private është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe e bën atë jo pak herë nervoze.

Çifti filluan lidhjen e tyre të dashurisë në vitin 2002 dhe romanca e tyre u bë shpejt ushqim për tabloidët, aq sa shkaktoi përfundimisht ndarjen e tyre në vitin 2003.

“Për shkak të vëmendjes së tepërt të medias rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën e dasmës”, thuhej në një deklaratë në shtator të vitit 2003 dhe që pas atij viti çifti nuk ishin më bashkë.

Megjithatë, disa dashuri, bëjnë kthesa të mëdha dhe më pas rikthehen dhe kështu ndodhi edhe me çiftin e njohur të cilët u martuan në Las Vegas në 2022.

Linku: https://www.instagram.com/jlo/

Foto: https://www.instagram.com/jlo/