Armaldo Kllogjeri, ka folur së fundmi mbi eksperiencën e tij në BBV, ku është ndalur edhe tek raporti me Luiz Ejllin.
Në një intervistë për emisioni “Jo Vetëm Modë”, ai tregoi se ky vit ishte plot sfida dhe momente të bukura, ndërsa sa i përket hyrjes së tij në “Big Brother Vip Albania”, ai është shprehur se nuk është penduar për asgjë.
I pyetur në lidhje me raportin e tij me Luiz Ejllin, Armaldo tha se nuk ka më kontakte me të, dhe se nuk do të flasë për një kohë të gjatë me të.
Ai u shpreh se sipas tij, “Luizi duhet t’i kthehet pak jetës së përditshme, jetës normale. Jo të vazhdojë të mendojë “Big Brother”-in.
Kujtojmë që dy artistët njihen prej kohësh, por miqësia e tyre u kris gjatë eksperiencës së tyre në formatin “Big Brother”.
‘Unë asnjëherë nuk kam për t’u penduar gjatë gjithë rrugëtimit të jetës time, për atë që kam bërë. “Big Brother” ka qenë një eksperiencë shumë e fuqishme në jetën time.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=W64s5PI5gUU
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/armaldo.kllogjeri/