0
0
Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin, por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com