Home ShowBiz Nevina Shtylla zbulon planet e dasmës, ja kur do ta veshë fustanin e bardhë
Nevina Shtylla zbulon planet e dasmës, ja kur do ta veshë fustanin e bardhë
0

Nevina Shtylla zbulon planet e dasmës, ja kur do ta veshë fustanin e bardhë

0
0

Nevina Shtyllën jemi mësuar ta shikojmë hermetike me jetën private.

Në daljen e fundit në Trotuar ajo është ngacmuar nga Manushi për planet e dasmës.

Kujtojmë se moderatorja prej vitesh është në një romancë dashurie.

Nga “Trotuar”, Edi Manushi i kërkoi Nevinës të zbulonte kur do të martohet, por ajo, në fillim ngurroi. Manushi tha se Nevina e ka ceremoninë para Kampinonatit Europian, i cili fillon më 14 qershor 2024, ndërsa moderatorja shtoi “dhe pas ditëlindjes sime”.

Pyetjes së Edi Manushit “kur e ke ditëlindjen?”, Nevina iu përgjigj me të qeshur: “Gjeje…”. Manushi vendosi ta bëjë më të thjeshtë. Nevina e ka ditëlindjen më 30 maj, ndërsa Evropiani i futbollit nis më 14 qershor. Fundjava e vetme mes këtyre dy javëve është ajo e 8 dhe 9 qershorit.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=2xJQHFM9e6Q

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=2xJQHFM9e6Q