Home ShowBiz Nga shtatzënia tek raporti me vjehrrën, Kiara vjen në një rrëfim pa dorashka
Nga shtatzënia tek raporti me vjehrrën, Kiara vjen në një rrëfim pa dorashka
0

Nga shtatzënia tek raporti me vjehrrën, Kiara vjen në një rrëfim pa dorashka

0
0

Kiara Tito ka qenë e ftuar së fundmi në ftesë në 5 ku ka zbuluar më shumë të pathëna rreth shtatzënisë dhe jetës së saj private që tashmë është më publike se kurrë.

Mes batutash, bashkëshortja e Luiz Ejllit, tha se vajza u ngjiz në Turqi, aty ku qëndruan për një periudhë qetësie pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Ai tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj. Në ato momente nuk mendon të bësh surpriza. Në ato momente bëra një kuti të vogël, ia tregova kur erdhi në shtëpi. Nuk e besonte fare, bënte shaka, më tha je me Covid? Bëra disa teste, nuk e besoja, thosha si ka mundësi që të vijë një besim aq i madh. Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë”.

Më pas Kiara ka folur dhe për raportin me vjehrrën.

‘Kemi një raport si shoqe. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do isha aq e lirshme. Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por kur nuk e ke vjehrrën nuk e mendon ashtu. Nuk do më pelqente ta quaja vjehërr. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie’,-tha ajo.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=JXNWdvsISJk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kiaratito/

tags: