BE ndryshon standardet e karikimit në 2024
Në një hap historik drejt avancimit të teknologjisë, të gjitha pajisjet elektronike të shitura në Bashkimin Evropian (BE) duhet të kenë një prizë universale karikimi USB-C deri në fund të vitit 2024.
Ky ndryshim do të përfshijë telefonat, kamerat digjitale, altoparlantët, tastierat, sistemet e navigimit, dhe kufjet.
Ky ndryshim është një pjesë e përpjekjes së BE-së për të reduktuar mbetjet elektronike dhe për të inkurajuar zgjedhjet më të qëndrueshme për konsumatorët.
Për më tepër, karikuesit do të mund të shiten veçmas nga pajisjet elektronike, duke e lejuar konsumatorin të vendosë nëse do të blejë një pajisje të re me apo pa karikues.
Legjislacioni i ri pritet të hyjë në fuqi pas datës 28 dhjetor 2024, me një periudhë tranzicioni deri më 28 prill 2026 për laptopët.
Foto: Freepik.com