Home ShowBiz Paditet Cardi B dhe Offset
Paditet Cardi B dhe Offset
0

Paditet Cardi B dhe Offset

0
0

Cardi B dhe Offset kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas ndarjes së tyre pas shtatë vitesh së bashku dhe thashethemet  rreth ish-çiftit kanë qenë në rritje.

Dyshja janë paditur për dyshimin se nuk kanë paguar qiranë në shtëpinë që kishin marrë në Beverly Hills.

Media TMZ mori dokumente ku thuhej se dyshja jetonin në këtë vend luksoz që nga fillimi i vitit 2022, por në tetor ata e braktisën pa njoftuar pronarët.

Jo vetëm çështja e pagesës, por pronari i akuzon ata se i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshëme materiale në pronë. Kostoja e dëmit është afërsisht 85,000 Dollarë dhe pronari është përpjekur në disa raste të zgjidhë situatën me Cardi B dhe Offset, por pa rezultat.

Padia për dëmtimin e pronës vjen pasi Cardi B konfirmoi ndarjen e saj me Offset. Duket se pas ndarjes ata nuk kanë mbetur miq pasi këngëtarja e ka hequr nga rrjetet sociale.

Linku: https://www.usmagazine.com/celebrity-news/news/cardi-b-and-offset-sued-for-alleged-los-angeles-rental-home-damage/

Foto: https://www.instagram.com/iamcardib/