Home ShowBiz Pas skandalit në biznes, Chiara Ferragni rikthehet në Instagram me një mesazh për ndjekësit
Pas skandalit në biznes, Chiara Ferragni rikthehet në Instagram me një mesazh për ndjekësit
0

Pas skandalit në biznes, Chiara Ferragni rikthehet në Instagram me një mesazh për ndjekësit

0
0

Chiara Ferragni një nga emrat më me influencë në botë ka kaluar një periudhë aspak të mirë në fushën e biznesit e cila ka ndikuar dhe tek ajo si individ.

Chiara Ferragni pas skandalit me shitjen e Panetoneve dhe gënjeshtrën se lekët e fituara do shkonin për një spital në kurën e fëmijëve bëri një pauz nga rrjetet sociale. Së fundmi është rikthyer me një postim ku shprehet:

Unë do të doja të them një gjë.

Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë qëndruar pranë ditëve të fundit dhe kanë pasur një fjalë të mirë për të më ngushëlluar.

Falënderoj të gjithë ata njerëz që dërguan një mesazh apo një mesazh direkt, që më pyetën si isha, që më inkurajuan të kthehem në rrjetet sociale.

Faleminderit atyre që janë aty, atyre që dëgjojnë, atyre që nuk duan të minojnë por të ndihmojnë.

Për ata që shprehën mendimin e tyre, qoftë edhe negativ, me një ton të qetë dhe konstruktiv, sepse në jetë ka gjithmonë kohë për të diskutuar, reflektuar dhe filluar përsëri.

Njerëzit që ju duan vërtet mund të shihen në kohë nevoje, dhe unë ju kam parë, lexuar dhe dëgjuar.

Faleminderit shumë”.

Linku: https://www.instagram.com/stories/chiaraferragni/3272048535614392231/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/chiaraferragni/

tags: