Home ShowBiz I vëllai i Jolie, James Heaven zbulon se “i ka mbrojtur fëmijët e Angelina-s” pas ndarjes nga Brad Pitt
I vëllai i Jolie, James Heaven zbulon se “i ka mbrojtur fëmijët e Angelina-s” pas ndarjes nga Brad Pitt
0

I vëllai i Jolie, James Heaven zbulon se “i ka mbrojtur fëmijët e Angelina-s” pas ndarjes nga Brad Pitt

0
0

Vëllai i Angelina Jolie, James Haven, ka zbuluar së fundmi se ai u bë mbrojtës ndaj fëmijëve të saj pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti i saj, aktori Brad Pitt.

Kur u pyet nga bashkë-prezantuesja e podcast-it “90who10”, Jessica Entner se si Haven e mbështeti Jolie-n ndërsa jeta e saj personale “shpalosej në sytë e publikut”, ai me sa duket pranoi se ndjente nevojën për të ndryshuar jetën e tij për t’i dhënë përparësi familjes së tij.

“Këtu filloi gjithçka, nisi me mbrojtjen e saj dhe fëmijëve të saj – mbesave dhe nipërve të mi”, tha Haven.

“Kam krijuar jetën time në mënyrë që të jem i pranishëm në çfarëdo situate. Unë dua të jem aty për ta ose për të – në çfarëdo që ajo po kalon”, ka shtuar ai.

James, 52 vjeç, shpjegoi se ishte e rëndësishme për të që të ishte aty për fëmijët e Jolie në “vitet e tyre të formimit masiv”.

“Ata po bëhen të rinj të rritur në fillim të të 20-ave”, shtoi ai pos tjerash.

“Unë mendoj se është thjesht shumë e natyrshme dhe thjesht dua të jem atje në çdo kohë”, tha ai tutje.

Jolie, 48 vjeçe dhe Pitt, 60 vjeç, ndajnë bashkë fëmijët e tyre: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakët Knox dhe Vivienne.

Ish-çifti, i cili u martua në gusht 2014, ishin së bashku për 12 vjet deri kur njoftuan divorcin e tyre në vitin 2016.

Pas lajmeve për ndarjen e tyre, dolën raporte se “Pitt dhe Jolie” dyshohet se u grindën ndërsa ishin në një avion privat me fëmijët e tyre në vitin 2016.

Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga Page Six në tetor të vitit 2022, aktori i “Bullet Train” dyshohet se “rendoi një nga fëmijët dhe goditi një tjetër në fytyrë”.

Në dosje thuhej se ai madje “e kapi Jolie nga koka dhe e tundi”.

“Në një moment, ai derdhi birrë mbi Jolie; në një tjetër, ai derdhi birrë dhe verë të kuqe mbi fëmijët”, thuhet në dokumentet.

Pitt më vonë pranoi se kishte ngritur zërin ndaj fëmijëve të tij, por mohoi të kishte pasur dhunë fizike.

“Brad mund të ketë qenë duke pirë dhe pranon se i bërtiti djalit të tij, por ai këmbëngul se nuk e goditi ose nuk u përpoq ta lëndonte. Ishte një përballje që doli jashtë kontrollit”, thanë burime pranë aktorit.

Burimi, shtoi se akuzat e Jolie “ishin thjesht një fushatë shpifjeje”.

Ndërkohë, aktorja e “Maleficent” me sa duket pranoi në shtator se ajo dhe fëmijët e saj kishin “shumë shërime për të bërë” pas ndarjes.

Bashkëprindërve iu dha fillimisht kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tyre në maj të vitit 2021. Megjithatë, një gjykatës e hodhi poshtë vendimin një muaj më vonë.

Kujdestaria për fëmijët e mitur të Jolie dhe Pitt ende nuk është zgjidhur.

Megjithatë, dyshja u shpallën zyrtarisht të divorcuar në vitin 2019.

Linku: https://pagesix.com/2024/01/04/entertainment/angelina-jolies-brother-james-haven-opens-up-about-protecting-her-kids-after-brad-pitt-split/

Foto: https://www.instagram.com/angelinajolie/