Home ShowBiz Një vello të zezë për kamuflazh, kush është aktorja që përmes veshjes fshehu shenjat e aksidentit
Një vello të zezë për kamuflazh, kush është aktorja që përmes veshjes fshehu shenjat e aksidentit
0

Një vello të zezë për kamuflazh, kush është aktorja që përmes veshjes fshehu shenjat e aksidentit

0
0

Në Golden Globes 2024, Rosamund Pike, veshi një vello për të fshehur plagët e lëna nga një aksident me ski këtë sezon festash.

“Kam pasur një aksident në Krishtlindje. Jo gjëja më e mirë, kur e di që më 7 janar ke Golden Globes ”, tha aktorja 44-vjeçare e nominuar për interpretimin e saj në filmin “Saltburn”

Ajo shtoi se aksidenti e la fytyrën e saj “absolutisht të goditur” më 26 dhjetor, kështu që vendosi të kamuflohej. Edhe pasi u shëruan plagët, ajo zgjodhi të mbante vellon sepse “u dashurua” me pamjen, shtoi ajo.

Siç e shohim edhe në foto, ajo ka kombinuar vellon e dantellës me një fustan maxi të zi, gjithashtu me dantella, platforma me taka të larta dhe bizhuteri të theksuara argjendi.

Linku: https://www.standard.co.uk/culture/film/rosamund-pike-golden-globes-barry-dior-variety-b1130826.html

Foto: https://www.instagram.com/p/C104fsjObdk/