Home ShowBiz Elia Zaharia reagon për divorcin nga Princ Leka: Realiteti nuk më lumturon
Elia Zaharia reagon për divorcin nga Princ Leka: Realiteti nuk më lumturon
0

Elia Zaharia reagon për divorcin nga Princ Leka: Realiteti nuk më lumturon

0
0

Princi Leka II dhe Elia Zaharia njoftuan këtë të hënë zyrtarisht divorcin, pas 8 vitesh martesë .

Në reagimin e saj, aktorja Zaharia tha se ky realitet nuk e lumturon, pasi beson te vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë dhe se kurrsesi nuk do kishte dashur që vajza e saj të rritej me prindër të ndarë. Por siç shprehet, ndonjëherë ndarja ‘qenka e vetme rrugëzgjidhje’.

“Miq dhe dashamirës. Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shprehet ajo në reagimi e saj.

Linku: https://www.facebook.com/profile.php?id=100044305155604

Foto: