Çifti Selena Gomez dhe Benny Blanco janë shfaqur për herë të parë së bashku në ceremoninë e çmimeve Emmy, në Los Angeles. Këngëtarja 31-vjeçare dhe producenti 35-vjeçar mbërritën në ceremoni bashkë, megjithëse Selena vendosi të kalonte vetëm në tapetin e kuq.
Selena shkëlqeu në këtë event, e veshur me një fustan Oscar de la Renta me tegela të tejdukshëm me detaje të zeza me lule. Nga ana tjetër, Benny kishte veshur një pardesy ngjyrë blu me një këmishë të zezë dhe pantallona gri.
Dyshja u fotografuan gjithashtu duke biseduar me të ftuar të tjerë përpara se të hynin në ceremoni. Shfaqja e saj “Only Murders in the Building” është në garë për serialin më të mirë komedi, aktori më i mirë kryesor në një serial komedi (Martin Short) dhe aktori më i mirë i ftuar në një serial komedi (Nathan Lane), midis një numri kategorish të tjera.
Linku: https://www.instagram.com/selenagomez/
Foto: https://www.instagram.com/selenagomez/