Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbetet nën prezncën e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike duke sjellë mbizotërim të vranësirave, ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të izoluar e lokalë.
Nuk do të mungojnë gjithashtu intervalet me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet sërisht intensifikim i reshjeve në të gjithë vëndin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell 2 gradë rritje të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 2 °C deri në 16-17°C. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-17-janar-2024/
Foto: Freepik.com