Home Business / Technology Google vjen me risi në mënyrën se si doni të kërkoni për produkte të caktuara
Google vjen me risi në mënyrën se si doni të kërkoni për produkte të caktuara
0

Google vjen me risi në mënyrën se si doni të kërkoni për produkte të caktuara

0
0

Google ka prezantuar një mënyrë të re kërkimi për telefonat Android, të quajtur “Circle to Search”. Ky funksion do t’i lejojë përdoruesit të kërkojnë informacione me anë të gjesteve si rrethimi, kryqëzimi, ose klikimi mbi atë që i intereson.

Siç ka shpjeguar Google, qëllimi i këtij përditësimi është që të bëjë më të natyrshëm ndërveprimin për kërkim në Google.

Për shembull, nëse ju intereson diçka mund ta rrethoni dhe ta kërkoni në atë mënyrë. Google sugjeron që ju mund të rrethoni një veshje që e mban një personalitet i famshëm, dhe më pas Google automatikisht do të kërkojë informata rreth tyre. Rezultatet ndryshojnë varësisht prej pyetjes dhe produktit që ju zgjidhni të kërkoni

Pak ditë më parë Google ka larguar 13 aplikacione nga Play Store, menjëherë pasi ekspertët e sigurisë McAfee zbuluan se ato përmbanin virusin Xamalicious. Ky virus lejon shkarkimin e të dhënave në distancë, vetëm pasi të instalohet aplikacioni.Përdoruesit këshillohen që t’i fshijnë menjëherë këto aplikacione nga telefonat e tyre, para se telefoni i juaj të përfshihet nga virusi.

Linku: https://blog.google/products/search/google-circle-to-search-android/

Burimi i fotos:pexele.com