Fationi bëhet xheloz dhe debaton me Heidin në “Big Brother VIP”: S’më pëlqen që flirton me të tjerët
Flirtimet dhe shenjat e xhelozisë mes Fation Kuqarit dhe Heidi Bacit në “Big Brother Vip”, janë kthyet në diskutime të gjata mes tyre, për të kuptuar marrëdhënien dhe raportin me njëri-tjetrin.
Ka qenë Fationi ai i cili shprehet se nuk është ndjerë i respektuar nga Heidi që ka flirtuar me të tjerë, momentin që ai i ka dërguar sinjale që ka një pëlqim për të.
“Kam parë shumë shikime të tjera që mua nuk më kanë pëlqyer. Natyra ime e kam që kur i jap sinjale një personi nuk i jap një të dyti apo të treti. Kështu e pres dhe unë. Ti je shumë vajzë e mirë. Të shikoj që i jep sinjale meshkujve të tjerë nuk i vjen mirë”, është shprehur Fation Kuqari.
Por kjo nuk është pritur mirë nga Heidi e cila tha se ka qenë vet ai që është larguar nga ajo, ndërsa Fationi i tha se ajo luan me dy-tre porta.
Linku: https://www.instagram.com/fation.kuqari/
Foto: https://www.instagram.com/fation.kuqari/