Home Business / Technology Pranvera sjell 118 ‘emoji’ të reja për përdoruesit iOS
Pranvera sjell 118 ‘emoji’ të reja për përdoruesit iOS
0

Pranvera sjell 118 ‘emoji’ të reja për përdoruesit iOS

0
0

Versioni i ri i iOS, 17.4 do të sjellë një mori ‘emoji’-sh të reja.

Mes tyre gjendet një limon i gjelbër, feniks, kërpudhë kafe, një zinxhir i thyer, dy figurina që tundin kokën dhe 4 lloje familjesh pa gjini.

Familjet konsistojnë në dy prindër me një fëmijë, një prind dhe dy fëmijë, një prind dhe një fëmijë dhe dy prindër me dy fëmijë.

Gjithashtu ka më shumë se 100 njerëz me gjini dhe ngjyra të ndryshme lëkure, disa me bastun apo në karrige me rrota.

Paketa e re do të jetë e disponueshme në pajisjet Apple me përditësimin iOS 17.4 që do të jetë gati në pranverë, rreth muajve mars-prill. Kjo do të jetë një vazhdim i iOS 17.3 sepse do të ketë disa shtojca të tjera sigurie.

Totali i ‘emoji’-ve të reja do të jetë 118.

Në listën që ka publikuar Emojipedia shihet se nuk ka ikona me flamuj, jo vetëm gjeografikë por as ato që shprehin përkatësi gjinore. Kjo vjen si rezultat i një vendimi të marrë më herët gjatë vitit për flamujt që shprehin përkatësi gjinore të cilët kanë “natyrë tranzitore” dhe “sfidat që paraqesin me përfshirjen e disa identiteteve dhe përjashtimin e të tjerëve.

Linku: https://nypost.com/2024/01/29/lifestyle/118-new-emojis-are-coming-to-iphones-including-new-foods-animals-and-gender-neutral-families/

Foto:Freepik.com

tags: