Home Lifestyle Parashikimi i motit, 2 shkurt 2024
Parashikimi i motit, 2 shkurt 2024
0

Parashikimi i motit, 2 shkurt 2024

0
0

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga Perëndimi i Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 -2 gradë Celsius në orët e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com