Home ShowBiz Devis Xherahu dhe ikona e serenatave korçare Nasi Kondili risjellin serenatën e vjetër
Devis Xherahu dhe ikona e serenatave korçare Nasi Kondili risjellin serenatën e vjetër
0

Devis Xherahu dhe ikona e serenatave korçare Nasi Kondili risjellin serenatën e vjetër

0
0

Katautori Devis Xherahu prej vitesh në skenë ka mbërthyer publikun me muzikë të mirë që shumë pak e ndeshim në ditët e sotme.

Devisi ka rezervuar një tjetër projekt bombastik për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.

Këngëtari këtë herë vjen me një super serenatë të vjetër korçare të vitit 1951.
Ky projekt special vjen në bashkëpunim me ikonën e serenatave korçare, Nasi Kondili.

Nasi në moshën 88 vjeçare së bashku me Devisin do të risjellin një serenatë të këndshme.
Nasi Kondili një super artist që çdo rrugicë korçare mban emrin e tij për shkak të kontributit special që ka dhënë ndër vite në këtë zhaner.
Devisi ka kohë që kthen kokën prapa te origjina e tij familjare nga gjyshi Vaske Xherahu i cili ishte një nga themeluesit e korit të famshëm karakteristik Lira të Korçës.

Devis Xherahu nga tradita e tij qytetare ka ringjallur këtë aset kulturor dhe ka për qëllim trashëgimninë e saj te brezat që vijnë.
Kjo serenatë është një nga perlat korçare që Xherahu dhe Kondili vendosën ta risjellin për ju me titull,
‘Kalojn ditët si ujrat e lumit’.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të shijuar projektin e tyre. Suksese Devis dhe Nasi.

Linku: https://www.instagram.com/devisxherahu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/devisxherahu/