Home Travel Mbi 1 mln vizitorë në institucionet kulturore në vend
Mbi 1 mln vizitorë në institucionet kulturore në vend
0

Mbi 1 mln vizitorë në institucionet kulturore në vend

0
0

Numri i vizitorëve në insitutcionet tona të kulturës është rritur me 46% krahasuar me vitin 2022. Në total në kalatë dhe muzetë e vendit janë shënuar mbi 1 milionë vizitorë, nga 689 mijë që ishin në vitin paraardhës.

Kalaja Gjirokastrës është kalaja më e vizituar në vendit tonë gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave të buletinit të ministrisë së turizmit dhe mjedisit, numri i vizitorëve u rrit me 58%, duke arritur në më shumë se 271 mijë vizitorë nga 177 mijë që ishin gjatë vitit 2022. Më pas renditet parku arkeologjik Shkodër me mbi 125 mijë vizitorë. Më shumë se 119 mijë vizitorë kanë vizituar Parkun Kombëtar të Butrintit, ndërsa Parku Arkeologjik Apoloni është vizituar nga  82 mijë turistë.

Ndërkohë që muzeu më i vizituar është muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, të cilin gjatë 12 muajve të shkuar e kanë vizituar mbi 110 mijë turistë.  Më pas renditet muzeu historik i Tiranës, me më shumë se 99 mijë vizitorë,  dhe muzeu ikonograftik “Onufri”, Berat  i cili ka shënuar një numër prej rreth 76 mijë vizitorësh.

Të ardhurat nga turizmi kulturor për vitin 2023, janë rritur me rreth 43,2% në krahasim me vititn 2022, në total janë arkëtuar 342 milionë lekë. Turizmi në shqipëri vitin e shkuar ka sjell zgjerimin më të madh në shifra, por edhe në shtrirje kohore, pasi turistë të huaj ka patur gjatë 12 muajve.

Linku: https://tvklan.al/lajme/

Foto:Freepik.com

tags: