Home Lifestyle Parashikimi i motit, 8 shkurt 2024
Parashikimi i motit, 8 shkurt 2024
0

Parashikimi i motit, 8 shkurt 2024

0
0

Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa nga Jugperëndimi i Europës do të bëjë që; territori shqiptar; të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar momente me pika shiu në kryesisht në Veri dhe pjesërisht në qendër.

Parashikohet që; orët e pasdites të sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë territorin, por më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Po ashtu do të shtohet edhe lagështira relative në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Sarandës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe fortë në det duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: