Home Business / Technology Tesla planifikon prodhimin në masë të një makine elektrike me kosto të ulët
Tesla planifikon prodhimin në masë të një makine elektrike me kosto të ulët
0

Tesla planifikon prodhimin në masë të një makine elektrike me kosto të ulët

0
0

Tesla po planifikon që në mes të 2025 të nisë prodhimin në masë të një mjeti elektrik të quajtur Redwood.

Elon Musk, CEO i Tesla ka nxitur prej kohësh ‘oreksin’ e fansave dhe investitorëve për makinat elektrike ekonomike dhe robotaksitë automatike që pritet të prodhohen në gjeneratën e ardhshme.

Këto modele do të mund të konkurronin me makina të lira që funksionojnë me karburant dhe numrit të rritur të makinave jo të kushtueshme elektrike, siç janë ato që prodhohen nga kompania kineze BYD.

Kjo e fundit, zuri vendin e Tesla si prodhuesi kryesor i mjeteve elektrike në muajt përmbyllës të 2023.

Musk kishte premtuar se do të prodhonte një  makinë me  vlerë 25.000 dollarë në vitin 2020, një plan që e shtyu dhe më pas e risolli. Modeli më i lirë i Tesla kushton 38.990 dollarë në SHBA.

Vitin e shkuar Musk tha se ishte i shqetësuar për ndikimin e normave të larta të interesit në kërkesën e konsumatorit për artikujt me vlerë të madhe si makinat.

Tesla u ka dërguar prodhuesve ftesa për modelin Redëood vitin e shkuar dhe parashikon që të prodhohen 10.000 automjete në javë.

Prodhimi do të nisë në qershor 2023, kanë konfirmuar burime për The Guardian. Tre burimet kanë ruajtur anonimitetin sepse çështja është konfidenciale.

Linku: https://www.cnbc.com/2024/01/24/tesla-plans-to-build-new-electric-vehicles-in-mid-2025-reuters-reports.html

Foto:Freepik.com

tags: