Home ShowBiz ‘Qenie monstruoze me sy të zgurdulluar’, Argjira reagon pas degradimit të Eglës ndaj Gracianos
‘Qenie monstruoze me sy të zgurdulluar’, Argjira reagon pas degradimit të Eglës ndaj Gracianos
0

‘Qenie monstruoze me sy të zgurdulluar’, Argjira reagon pas degradimit të Eglës ndaj Gracianos

0
0

Aktorja Egla Ceno ka vendosur që të tregojë dhëmbët me të gjithë banorët për lojën e Big Brother Vip. Së fundmi ajo është përfshirë në një debat aspak të këndshëm dhe etik për tu parë me Gracianon.

Egla nuk është kursyer aspak në ofendime, duke e quajtur ‘qenie monstruoze me sy të zgurdulluar’,  të cilat e ka lënë pa koment balerinin.

Ai është kthyer se nuk pret tjetër vlerësim nga një njeri i keq dhe që vetëm ul dhe ofendon të tjerët. Graciano i shokuar nga fjalët e aktores, u shpreh se për këtë lojë ajo ka shitur dinjitetin.

Zanafilla e diskutimeve të shumta mes tyre kanë qenë tek dalja e meshkujve me bokse në dhomë gjatë ndërrimit dhe trafiku në tualet, që aktoren duket se e acarojnë.

Mbi këtë situatë ka reaguar dhe partnerja e Gracianos. Në një postim në Instagram, krahas videos së debatit të dyshes, Argjira ka shkruar:

“A është normale kjo? Pa fjalë!”

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/argjiraspanca/

tags: