Home ShowBiz Parashikimi i motit 12 Shkurt 2024
Parashikimi i motit 12 Shkurt 2024
0

Parashikimi i motit 12 Shkurt 2024

0
0

Sipas MeteoAlb, zonat veriore dhe qëndrore të territorit shqiptar do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave por me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta dhe pikave të shiut do të paraqiten zonat jugore.

Në majat e maleve do të ketë momente me flokë dëbore. Orët e pasdites vonë do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e  vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-12-shkurt-2024/

Foto:Freepik.com

tags: