Home Lifestyle Parashikimi i motit 15 Shkurt 2024
Parashikimi i motit 15 Shkurt 2024
0

Parashikimi i motit 15 Shkurt 2024

0
0

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor, por nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-15-shkurt-2024/

Foto:Freepik.com

tags: