Home ShowBiz Reperët izraelitë: Dua Lipa duhet të vdes
Reperët izraelitë: Dua Lipa duhet të vdes
0

Reperët izraelitë: Dua Lipa duhet të vdes

0
0

Mes protestave të izraelitëve, dy nga reperët kanë bërë thirrje për këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Ata kanë theksuar se Dua Lipa duhet të vdes bashke me modelt Bella Hadid dhe Gigi Hadid.

Në videon muzikore të titulluar “Harbu Darbu” reperët Ness dhe Stilla përmendin në këngë një listë të njerëzve që ata thonë se janë “përgjegjës për sulmet e Hamasit”.

Një artikull i “Indipendent”  zbulon se kënga e reperëve kundër artistes dhe modeles ka marrë më shumë se 18 milionë shikime në YouTube, dyfishi i popullsisë së Izraelit, që nga publikimi nëntorin e vitit të kaluar. Kënga është kthyer në një lloj himni për adoleshentët izraelitë, të cilët kanë postuar video të ndryshme në Tik-Tok dhe shprehin mbështetje për luftën e Tel Avivit.

Kujtojmë se e vetmja që ka reaguar kundër është Mia Khalifia e cila përmendet në tekst së bashku me emra të politikës palestineze. Dua Lipa dhe Bella Hadid kanë shprehur të dyja qëndrimet e tyre kundër luftës së Tel Avivit ndërsa kanë preferuar të heshtin dhe të mos reagojnë për këtë projekt muzikor.

Linku: https://www.independent.co.uk/arts-entertainment/music/news/harbu-darbu-bella-hadid-dua-lipa-mia-khalifa-b2497225.html

Foto: https://www.instagram.com/dualipa/