Banorët nuk e pritën aspak mirë sjellen e Eglës, me shumë prej tyre që dëshiruan ta përjashtojnë banoren nga festimet për pavarësinë e Kosovës. Ilnisa ishte një nga banoret kundër pjesëmarrjes së saj, teksa Romeo dëshironte që pavarësisht sjelljes së saj në shtëpi, edhe Egla të merrte pjesë në këto festime. Debate të shumta ka patur mes dy banorëve, teksa sot gjatë prime ‘u ndezën gjakrat’ edhe më shumë mes tyre.
Ilnisa: Një Romeo që ne nuk e paskemi vënë re fare në shtëpi. Prezanton histori dhe përralla që i krijon vetë. Nuk menduam ta përjashtojmë Eglën nga ky spektakël, por jemi njerëz emocionalë dhe pas përjashtimit që bëri Albi nga vallja, një pjesë e mirë e banorëve donim ta përjashtonim.
Arta: Unë edhe Vesa ishim shumë të irrituara. Ilnisa tha nuk po e
prezantojmë Eglën, pasi ajo s’i ka dhënë aspak rëndësi festimeve për Kosovën.
Romeo: Ky është gjyq!
Arta: Romeo na tha mos ta gjykojmë Eglën në atë ditë. Unë isha shumë e irrituar ndaj Eglës sepse e mora shumë personale. Por me pak analizë e vendosa
që nuk dua ta bëj për Eglën. Mendoj që ishte mungesë e madhe respekti.
Vesa: U ndalua muzika, ngrohja, uji. Egla tha mirë është se për pavarësinë e Kosovës mjafton spektakli.
Egla: Bëtë gabim që përziet pavarësinë e Kosovës me atë që kishte ndodhur në
shtëpi. Thashë kemi spektaklin në mbrëmje.
Linku: https://www.instagram.com/ilnisa.agolli/
Foto: https://www.instagram.com/ilnisa.agolli/