Një lojë e cila u organizuar nga “Big Brother”, ku në fokus kishte pyetjet anonime ka trazuar ujërat në shtëpi.
Loja konsistone në pyetje anonime.
Në prime e sotëm, pas një klipi me pyetjet më ‘pikante’, Romeo u shpreh:
“Unë nuk isha nga ata që bën provokime aty. Unë isha i përfshirë aty… Një nga pyetjet që më lëndoi ishte ajo për Donaldin.”
E teksa Romeo kërkoi që banorët të ngrinin duart për të bërë publike secilën prej pyetjeve të tyre, Heidi u shpreh:
“Nuk më pëlqen që thonë ka grupime. Ne nuk na merr njeri me zor të ngremë dorën. Ne pamë kush kishte kurajo të ngrinte dorën e kush jo…”
Juli nga ana tjetër, nuk ishte aspak dakord me Romeon dhe dëshironte të ruante anonimatin e pyetjeve.
“E merr Romeo përsipër. Nuk më duhej të ngrinim dorën. Kam të drejtën… Kam një bezdi personale nga këto gjyqet publike. O ushtar, o kundërshtar…”
Egla, një tjetër banore e prekur nga pyetjete anonime u shpreh si më poshtë.
“Nga ky komunitet vipash, u bë një pyetje denigruese për një vajzë që quhet Erjola…”
Ndërhyn Erjola.
“Nuk më vjën fare keq për pyetjen, por nuk më pëlqen që citohet dhe zgjatet e përdoret për lojë… Në debatin me Julin dhe Romeon, isha dakord të ngrinin dorën, por jo të tejzgjatej për 12 orë.”
Arbër Hajdari tha, “Unë mendoj që pyetjet i bënë këta për njëri-tjetrin. Unë bie dakord për Julin. Si e kërkon kaq gati?”
Ndërsa Ori Nebijaj deklaroi se: “Të gjithë u fshehën pas pyetjeve.”
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Foto: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/