Dashi-Kushtojini vëmendje maksimale marrëdhënies së dashurisë sot dhe shijoni çdo moment me partnerin/en tuaj. Për sa i përket punës, duhet të mbani nën kontroll paratë dhe të merreni me çështje të pazgjidhura.
Demi-Mos kini frikë të hidhni hapa para. Dita do të nisë në mënyrë të shkëlqyer. Shmangni sjelljet e ngurta dhe jini më elastik. Në dashuri parashikohen të reja të rëndësishme për ata që janë vetëm. Sa i takon punës, do të hapen skenarë të rinj, të cilët do t’ju lejojnë që të korrni sukses.
Binjakët-Sot mund të jeni të detyruar të ndani gjërat tuaja personale me dikë tjetër. Kjo mund t’ju zemërojë disi, ose të ndiheni xhelozë. Një vizitë në një vend fetar mund t’ju ndihmojë të vendosni paqen e mendjes suaj.
Gaforrja-Çështjet që lidhen me profesionin do të marrin zgjidhje. Mos bëni veprime agresive, por jini të qetë. Ata që kanë probleme në aspektin personal duhet që të gjejnë kohë për njerëzit e dashur. Kujdesuni për shëndetin pasi keni kohë që e keni lënë pas dore.
Luani-Ju doni të jeni gjithmonë të përpiktë dhe serioz në atë që bëni. Por një gabim shumë i vogël do ju mërzisë dhe nuk do ja falni vetës. Mos u mërzisni është vetëm çështje kohe.
Virgjëresha-Një situatë tepër e komplikuar mund të zhbëhet, por për këtë do të duhet të përdorni të gjithë aftësitë dhe taktin për t’u siguruar që në fund të gjithë të mbeten të lumtur. Në një mënyrë apo në tjetrën do të duhet të siguroheni që të gjithë të dalin të fituar, kjo përfshin edhe veten.
Peshorja-Fakti që jeni të besueshëm në punë do të thotë se të gjithë do trokasin në derën e zyrës për t’ju pyetur edhe për lëvizjet më të vogla. Nëse jeni duke përjetuar vështirësi personale, flisni me shefin dhe merrni një ditë leje. Nëse punëdhënësi e di arsyen për sjelljen tuaj pak agresive, ai do jetë më i mirëkuptueshëm.
Akrepi-Organizoni diçka të bukur sot sepse ndiheni shumë pozitivë. Në punë, do të keni lajme të reja dhe shumë të mira për të cilat keni kohë që po punoni. Ndaj dhe gëzohuni sepse puna juaj do të shpërblehet.
Shigjetari-Frika dhe pasiguria mund t’iu çojnë në ndërprerjen e një lidhje të qëndrueshme. Do të bënit mirë që të reflektonit para se të ndryshoni kapitull. Duhet të jeni të pavarur dhe të menaxhoni çdo situatë me të cilën do të përballeni.
Bricjapi-Zakonisht ju punoni aq shumë sa keni nevojë urgjente për pushime. Detyrat tuaja caktojani dikujt tjetër edhe pse e dini mirë se nuk mund të bëjë punën ashtu si e kërkoni. Bëni një listë të gjerë të gjërave që kërkoni të blini dhe zgjidhni ato gjëra që janë më të rëndësishme sepse nuk keni mundësi të shpenzoni aq shumë.
Ujori-Punoni fuqishëm, por edhe bëni qejf. Kjo do të jetë motoja e ditës. Dita mund të nisë me rutinën normale të punës, por do të përfundojë duke festuar me miqtë. Sot mund të ndiheni pak të dëshpëruar, por duhet ta ndani mendjen nëse doni të lëvizni përpara në marrëdhënien në çift.
Peshqit-Ju do e gjeni veten të pafuqishëm për të marrë vendime ndaj të tjerëve, pasi keni krijuar afrimitet me ata. Por ka disa raste që duhet të tregoni pozicionin tuaj dhe hierarkinë në punë. Nëse përdorni mënyrë e duhur të të thënit të gjërave të gjithë do ju kuptojnë.
Linku: https://tg24.sky.it/lifestyle/2024/02/19/oroscopo-19-febbraio
Foto: Freepik.com