Filmi në regji të Christopher Nolanit për J Robert Oppenheimer, fizikantin që konsiderohet babai i bombës atomike, i ka fituar gjithsej shtatë çmime në ceremoninë e mbajtur të dielën në Londër.
Cillian Murphy, i cili e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë, e falënderuar regjisorin Nolan që është “gjithmonë në kërkim të përsosmërisë”. Robert Downey Jr e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor, për rolin në film si udhëheqës i Komisionit për Energji Atomike.
Emma Stone është shpallur aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin Poor Things.
Vetë filmi Poor Things i ka fituar pesë çmime përgjatë ceremonisë, përfshirë ato për dizajn kostumesh, grim, dhe efekte vizuale.
Da’Vine Joy Randolph e ka fituar çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin The Holdovers, në të cilin ajo luan rolin e një kuzhiniereje të mërzitur, derisa filmi shtjellon jetën e një mësuesi që detyrohet të qëndrojë në shkollë për pushime, bashkë me disa studentë.
Filmat tjerë që kanë fituar më pak çmime janë Anatomy of a Fall, The Zone of Interest, si dhe The Boy and The Herson.
Linku: https://www.barrons.com/news/oppenheimer-wins-best-film-bafta-scoops-7-awards-in-total-c54261fc
Foto: https://www.instagram.com/christophernolann/