Home ShowBiz Shtëpia e Sofia Vergara-s një përrallë e vërtetë
Shtëpia e Sofia Vergara-s një përrallë e vërtetë
0

Shtëpia e Sofia Vergara-s një përrallë e vërtetë

0
0

“Architectural Digest” ia del të futet në shtëpitë e yjeve të Hollywood-it. Këtë herë, na ofroi pamjet e shtëpisë së Sofia Vergara-s në Los Angeles. Aktorja e njohur shpjegon me detaje arredimin dhe mënyrën si ka shfryëzuar hapësirat.

Ajo tregon se sistemi i kësaj shtëpie ishte një sfidë më vete në fillim, pasi sipas saj u ngjante “kështjellave në Transilvani”, por me ndihmën e arkitektes Ohara Davies-Gaetano, shtëpia e Vergara-s u shndërrua në një “parajsë të vogël” në zemër të Kalifornisë.

Ka shumë stil evropian brenda shtëpisë, që nga një oxhak francez prej guri gëlqeror i shekullit të 18-të deri tek antiket baroke të vendosura nën një llambadar italian të shekullit të 19-të.

Vergara rrëfeu se miqtë e saj e vizitojnë shpesh pikërisht se ka diçka në atë shtëpi që i tërheq.

“Miqtë e mi nga Kolumbia gjejnë ndonjë justifikim për të më vizituar. Ka diçka në këtë vend që i bën vizitorët të dëshirojnë të qëndrojnë. Është i veçantë. Unë zgjohem çdo ditë këtu dhe nuk arrij ta besoj”, përfundoi aktorja.

Linku: https://people.com/sofia-vergara-says-she-was-at-a-crossroads-in-life-while-designing-her-l-a-home-that-she-first-bought-with-ex-joe-manganiello-8559618

Foto: https://www.instagram.com/sofiavergara/