Miqësia mes Meritonin dhe Romeos duket se është prishur. Kjo pasi ky i fundit ka prishur një nga sfidat e dhëna nga “Vëllai i Madh”, duke u hedhur në pishinë dhe si rrjedhojë duke lënë banorët e tjerë pa cigare dhe pa bukë.
Duke komentuar këtë situatë, opinionisti Arbër Hajdari u shpreh se ai vetë nuk beson tek miqësia e tyre, duke shtuar se nuk kanë treguar aspak se janë shokë.
“Shyqyr që përfunoi kjo drama juaj. Jeni prezantuar si shokë, i pimë gjakun njëri-tjetrit, por këtu treguat tjetër gjë. Romeo mendoj ka vetëm një moment që e ka vuajtur miqësinë me Meritonin dhe është dasma. Meritoni në asnjë moment. Unë nuk besoj tek miqësia e këtyre. Nuk besoj se ka miqësi.”- tha Arbër Hajdari.
Linku: https://www.instagram.com/arberhajdari/
Foto: https://www.instagram.com/arberhajdari/