Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa dhe i dashuri i saj i tanishëm, aktori britanik, Callum Turner patën një natë të këndshme takimi pas ndarjes së çmimeve të filmit “BAFTA 2024”.
Të dielën e 18 shkurtit, Lipa dhe Turner u panë të kapur për duarsh teksa mbërritën në festën vjetore të Modës dhe Filmit të British Vogue dhe Tiffany & Co në klubin e natës Annabel në Londër.
Ylli i hitit “Houdini” u vesh me një fustan të zi të markës Valentino për festën, ku ishin të ftuar edhe Emily Blunt, Kaia Gerber, Kate Beckinsale, Anya Taylor-Joy, Idris Elba, Claire Foy dhe Rosamund Pike.
Lipa e kompletoi paraqitjen e saj glamuroze me një gjerdan shkëlqyes, ndërsa Turner dukej në formë me një kostum të zi, kravatë dhe këmishë të bardhë.
Më herët, dyshja ishin shfaqur veçmas në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve në Royal Festival Hall, ku Dua pati veshur një fustan dramatik të Valentino-s me pelerinë.
Lipa dhe Turner u lidhën fillimisht në mënyrë romantike në janar, pasi ajo u bashkua me të në një festë për premierën në Londër të “Masters of the Air”, në të cilën ai luan Major John “Bucky” Egan.
Që atëherë, ata janë fotografuar bashkë duke përfshirë imazhe që shfaqnin dyshen duke buzëqeshur, puthur dhe shëtitur me krahët rreth njëri-tjetrit në Beverly Hills.
Dalja e fundit e çiftit vjen pasi Lipa hodhi videon muzikore për këngën e saj të re “Training Season” – e cila u lançua javën e kaluar.
Kënga e re “Training Season” pason publikimin e saj në nëntor të vitit 2023 të “Houdini” dhe performancën e saj në “Grammys 2024”, ku ajo performoi një përzierje të këngës së ardhshme, “Houdini” dhe këngës së saj të nominuar për” Grammy”, “Dance the Night” ( nga kolona zanore e filmit “Barbie”).
Linku: https://www.instagram.com/dualipa/