Pas një pauze relativisht të gjatë në muzikë këngëtarja Jess Glynne po bëhet gati për një rikthim të fuqishëm në muzikë.
Ajo po përgatit albumin e ri muzikor që do të publikohet më 26 Prill.
Vitin e kaluar artistja e njohur publikoi tre këngë të reja nga albumi i ardhshëm, Silly Me, What Do You Do dhe Friend of Mine.
Duke folur për albumin, Jess shpjegon: Nëse do ta përmbledh këtë album, së pari do të thosha se ky album ka të bëjë me mua, prandaj më duhej ta quaja thjesht Jess.
“E kam lejuar veten të jem pa filta dhe e sinqertë me tekstet e mia”, vijon më tej ajo.
Të premten këngëtarja publikoi këngën Enough për të cilën u shpreh se e realizoi në një moment të vështirë në jetën e saj.
Linku:https://www.earone.it/news/jess_glynne_what_do_you_do_radio_date_14_07_2023_77560761/