Home ShowBiz Christina Aguilera kundërshton ashpër seksizmin ndaj grave
Christina Aguilera kundërshton ashpër seksizmin ndaj grave
0

Christina Aguilera kundërshton ashpër seksizmin ndaj grave

0
0

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Christina Aguilera nuk përmbahet kur vjen puna për të kundërshtuar seksizmin.

Superylli fituese e çmimit “Grammy”, derisa dha intervistën e saj si imazh në kopertinën e revistës ADWEEK, është shprehur kundër standardeve të dyfishta në shoqëri dhe ka treguar se si marka e saj e shëndetit seksual “Playground” po e bën pikërisht këtë.

“Kjo ka qenë një hapësirë shumë e rehatshme dhe e natyrshme për mua për të hyrë sepse seksualiteti ka qenë një pjesë kaq e madhe e jetës sime, botës sime, muzikës sime”, tha Aguilera, 43 vjeçe, pasi lançoi markën e saj vitin e kaluar.

“Unë i kam përjetuar vetë standardet e dyfishta të vendosura ndaj grave dhe jam turpëruar që jam e hapur, që shprehem seksualisht dhe përpiqem të zotëroj trupin tim, dhe që përpiqem të fuqizoj gratë e tjera. Njerëzit kanë frikë nga kjo”, shtoi ajo.

ËL“Playground” u lançua në qershor të vitit 2022, përpara se Aguilera të zbulohej si bashkëthemeluesja dhe këshilltarja kryesore e markës vitin e kaluar.

Sipas vokalistes, ajo donte të krijonte një “hapësirë të sigurt” në tregun e mirëqenies seksuale për gratë, pasi mendonte se ishte kryesisht i përbërë nga produkte “të bëra dhe të paketuara për burrat, ose për burrat dhe ‘gratë e tyre’”.

Që nga publikimi i himneve provokuese dhe sfiduese si “Dirty” dhe “Fighter” në fillim të karrierës së saj, Aguilera ka mbetur e hapur për çështjet e grave.

Me “Playground”, ajo po zgjeron misionin e saj për të ngritur dhe mbështetur të tjerët në fushën e shëndetit seksual.

“Gratë kalojnë shumë me seksualitetin e tyre. Ne jemi të turpëruara, jemi të etiketuara, ne jemi nën kontroll. Është koha që e gjithë kjo të marrë fund. Kjo është e ardhmja e kësaj marke. Ka të bëjë me hapjen e dyerve për biseda të reja, inkurajimin e grave që të kujdesen më mirë dhe të kenë vetëdije për trupin dhe veten e tyre”, tha ajo.

Linku: https://people.com/christina-aguilera-women-sexuality-adweek-playground-exclusive-8584544

Foto: https://www.instagram.com/xtina/