Home ShowBiz Endrik Beba sqaron të vërtetën e akuzës për tradhëti nga Sara
Endrik Beba sqaron të vërtetën e akuzës për tradhëti nga Sara
0

Endrik Beba sqaron të vërtetën e akuzës për tradhëti nga Sara

0
0

Këngëtari, Endrik Beba dhe ish-partneri i Sara Gjordenit, në një intervistë të dhënë në emisionin “Shqipëria Live”, ka folur për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Gjatë intervistës nuk kanë munguar as pyetjet rreth ndarjes me Sarën. Këngëtari është shprehur se kanë kaluar 10-vite që nga ndarja e tyre.

Më tej, ai është pyetur edhe në lidhje me deklaratën e Sarës, e cila u ka treguar disa banorëve se ata janë ndarë për shkak të tradhtisë nga ana e këngëtarit.

Endriku shprehet se kanë kaluar 10 vite nga ndarja e tyre dhe mund të harrohet se si ka ndodhur e vërteta dhe sipas tij, ai mban mend gjëra të tjera, ndërsa Sara gjëra të tjera.

Pjesë nga intervista:

Arjon Muça: Sara i ka treguar banorëve se ti e ke tradhtuar, ka qenë faji yt si tradhtar që e ka prishur lidhjen.

Endrik Beba: E vërteta është që nga një ndarje gjithmonë dikush del i lënduar. Unë mbaj mend të tjera gjëra dhe ajo të tjera gjëra dhe besoj që diçka që është mbyllur para 10 vitesh, ndonjëherë dhe harrohet se si ka ndodhur e vërteta. Unë shpjegimin tim ia kam dhënë asaj dhe ajo e ka kuptuar, ka qenë momenti tek filxhanët dhe jam e sigurt që e ka kuptuar vetëm ajo dhe kaq.

Linku: https://top-channel.tv/

Foto: https://www.instagram.com/endrikbeba/