Home ShowBiz Normani shpall solo debutimin e shumëpritur të saj, njofton albumin “Dopamine”
Normani shpall solo debutimin e shumëpritur të saj, njofton albumin “Dopamine”
0

Normani shpall solo debutimin e shumëpritur të saj, njofton albumin “Dopamine”

0
0

Pas vitesh publikimi të këngëve solo që prej ndarjes nga grupi i saj i dikurshëm “Fifth Harmony”, Normani më në fund ka njoftuar albumin e saj të ardhshëm debutues të titulluar “Dopamine” dhe ka ndarë një pjesë të një kënge të re.

Fansat morën parasysh se këngëtarja fshiu rrjetet e saj sociale, një taktikë e përdorur shpesh nga artistët që sinjalizon ardhjen e afërt të një epoke të re.

Ajo u fut në Instagram për të postuar kopertinën e “Dopamine”, ku shfaqet duke hipur në një raketë të zezë në një sfond të bardhë.

“Duke qarë teksa po e shkruaj këtë, ‘Dopamine’ albumi po vjen”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e saj, pa zbuluar datën e lançimit.

Në llogarinë e saj në TikTok, Normani ndoqi lajmet e “Dopamine” duke postuar një fragment të një kënge të re, e cila potencialisht mund të përfshihet në albumin e ri.

Gjithsesi, ka kaluar shumë kohë për Normanin, e cila fillimisht u bë e njohur si një anëtare themeluese e “Fifth Harmony”.

I themeluar në vitin 2012, kuinteti publikoi dy albume përpara se shoqja e grupit, Camila Cabello të largohej në dhjetor të vitit 2016.

Normani vazhdoi dhe kontribuoi në albumin e tretë dhe të fundit me emër të kuartetit, i cili u publikua në 2017.

Vitin pasues, “Fifth Harmony” do të shpërbehej totalisht, pasi që vajzat e grupit vendosën ta linin kuartetin anash dhe të fokusoheshin në karrierat e tyre solo.

Linku: https://www.billboard.com/music/pop/normani-debut-album-dopamine-announcement-1235611735/

Foto: https://www.instagram.com/normani/