Home ShowBiz Ellie Goulding gjen dashurinë pas ndarjes
Ellie Goulding gjen dashurinë pas ndarjes
0

Ellie Goulding gjen dashurinë pas ndarjes

0
0

Pas ndarjes nga bashkëshorti, këngëtarja Ellie Goulding ka gjetur sërish dashurinë.

37-vjeçarja është fotografuar në praninë e Armando Perez i cili më parë i ka dhënë mësime sërfi  Shakirës. Dyshja janë fotografuar së bashku në Kosta Rika.

Çifti i ri duket se kanë kaluar një ditë të mirë në plazh së bashku, duke ndarë puthje dhe përqafime, në fotot e siguruara nga tabloidi ‘The  Sun’.

“Ellie dhe Armando dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin,” thotë një burim pranë çiftit për këtë media.

Në qershor mediat e huaja bënë me dije se artsitja e njohur dhe bashkëshorti i saj zgjdhën t’i jepnin fund romancës së tyre, pavarësisht se u përpoqën të qëndronin së bashku për hir të djalit të tyre  të vogël dy-vjeçar, Arthurit. Në të njëjtin muaj Ellie u pa pa unazën e saj të martesës dhe fejesës duke konfimuar në këtë mënyrë lajmet e mediave të huaja se këngëtarja ishte ndarë.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-13115499/Ellie-Goulding-PDA-hunky-surf-instructor-Costa-Rica-Caspar-Jopling.html

Foto: https://www.instagram.com/elliegoulding/