Të gjithë sytë ishin të modelja me famë botërore Gigi Hadid. Ajo di më së mirë të rrëmbejë vëmendjen.
Gjatë “Javës së Modës” në Milano, Hadid ka shkëlqyer e veshur me Versaçe.
Gigi tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi me kopsa, i cili kishte një pjesë gjysmë të tejdukshme. Ajo sfiloi me veshjet nga koleksioni i veshjeve të grave të markës vjeshtë/dimër 2024 – 2025. Fustani përmbante një jakë të bardhë, kopsa ari, një bust të zhytur dhe një çarje në pjesën e poshtme.
Gigi u ngjit në pasarelë me stileto të zeza PVC, të cilat kishin një rrip në kyçin e këmbës me zbukurime diamanti dhe një simbol të markës së bie në sy.
Ajo shtoi një palë doreza lëkure dhe mbante një çantë “tweed” të zezë me zbukurime me rruaza dhe vendosi vathët e trashë argjendi dhe një penel të zi shumë të trashë.
Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-13119381/Gigi-Hadid-Versace-catwalk-Milan-Fashion-Week.html
Foto: https://www.instagram.com/donatella_versace/