Mark Zuckerberg, Rihanna dhe Bill Gates ‘takohen’ në dasmën e djalit të njeriut më të pasur të Azisë
Disa nga njerëzit më me ndikim në botë kanë mbërritur në Gujarat, Indi për të marrë pjesë në dasmën e djalit të njeriut më të pasur në Azi.
Mark Zuckerberg, Rihanna dhe Bill Gates janë ndër të ftuarit e mbrëmjes gala të kryetarit të Realiance Industrie, Mukesh Ambani i cili e ka organizuar në nder të të birit. 28-vjeçari Anant Ambani do të martohet me Radhika Merchant në korrik
Mukesh Ambani, 66 vjeç, është aktualisht njeriu i 10-të më i pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar rreth 115 miliardë dollarë sipas Forbes. I themeluar nga babai i tij në 1966, Reliance Industries është një konglomerat gjigant që operon në sektorët e tregtisë, shërbimeve financiare dhe telekomunikacionit.
Anant Ambani është më i vogli nga tre fëmijët e tij të cilët janë pjesë e kompanisë. 28-vjeçari është përfshinë në bizneset e energjisë dhe është pjesë e bordit të Reliance Foundation.
Festa që do t’i paraprijë dasmës ndjek linjën e eventeve ekstravagante që organizon familja Ambani. Në vitin 2018, Beyoncé performoi në festën e vajzës së 66-vjeçarit, Isha. Në festën e organizuar në Udaipur morën pjesë ish-Sekretarët e Shtetit amerikan, Hillary Clinton dhe John Kerry. Fatura e shpenzimeve arriti 15 milionë dollarë.
Festimet për Anant kanë nisur këtë javë me një event ku familja Ambani shërbeu ushqim për vendasit e Jamnagarit. Marck Zuckerberg mbërriti atje ditën e enjte.
Lista e të ftuarve përfshin miliarderë indianë si Gautam Adani dhe Kumar Mangalam Birla, shefin ekzektuiv të Disney, Bob Iger, ish-kryeministrin kanadez Stephen Harper, ish-kryeministrin australian Kevin Rudd si dhe Ivanka Trump
Foto:
https://www.instagram.com/p/C3-Yj5Ar2AQ/?img_index=1