Drake reperi i njohur dhe i dashur për publikun, gjatë konceriti të tij ka kujtuar dy fansa të tij që humbën jetën në një aksident rrugor.
Nëne e bijë humbën jetën pasi u goditën nga një makinë pak pasi kishin marrë pjesë në koncertin e reperit në Missouri në fillim të muajit Shkurt.
37-vjeçari foli për dy fanset e tij gjatë koncertit të fundit në Buffalo.
Ai u bëri thirrje fansave që të jenë mirënjohës ndaj jetës dhe t’u ‘tregojnë dashuri’ personave të afërt, por edhe ata që nuk i njohin.
“Asnjëherë nuk e dini se me çfarë përballet një person kur del nga kjo ndërtesë,” i tha Drake audiencës, sipas pamjeve të siguruara nga TMZ.
Laticha Bracero, 42 dhe vajza e saj Alyssa Cordova, 21 vjec humbën jetën mëngjesin e 14 Shkurtit, kur shoferi i një makine i cili po ecte me shpejtësi përtej normave të lejuara i goditi menjëherë pasi ato dolën nga koncerti i reperit.
Pas fjalimit emocionues që mbajti për audiencën Drake i dhuroi 25,000 dollarë një të mbijetuari nga sëmundja e kancerit.
Linku: https://uproxx.com/music/drake-honors-two-fans-died-st-louis-concert-video/
Foto: https://www.instagram.com/champagnepapi/