7 marsi, si ka ndryshuar ndër vite ‘Dita e Mësuesit’
7 mars ose siç njihet ndryshe ‘Dita e Mësuesit’ është kthyer në një traditë përkujtimi dhe feste për të gjithë arsimtarët. Kjo datë përkon me hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë.
Dita e Mësuesit kujtohet nga nxënës, student me mesazhe dhe dhurata të ndryshme nga më simboliket dhe tek ato që shkojnë përtej këtij limiti.
Mënyra se si festohet kjo festë ka ndryshuar dhe është trasformuar ndër vite. Dikur nxënësit i kujtonin mësuesit e tyre me një buqetë më lule modeste ndërsa sot nuk mjaftohen me kaq por Dita e Mësuesit është kthyer në një festë disi më luksoze ku shpesh ndeshimi me pamje të dhuratave të shtrenjta dhe zarfave me lekë.
Sigurisht mësuesit kanë një kontribut special në edukimin e brezave dhe ky fakt është i pandryshueshëm pavarësisht mënyrës se si është trasformuar ‘tradita’ e kësaj feste.
Pak më shumë rretth kësaj date.
Ishte 7 Mars 1887, kur mësuesi, Pandeli Sotiri bashkë me atdhetarë të tjerë dhanë kontributin e tyre në hapjen e Mësonjëtores Shqipe në Korçë. Kjo ditë shënohët si një ndër arritjet më të mëdha të vendit tonë në atë kohë. Për shkak të pushtimit osman në atë periudhë mësimi i gjuhës shqipe bëhej në mënyrë të fshehtë, nëpër shtëpi që nuk duhej të diktoheshin nga pushtuesit.
Drejtuesit e parë të kësaj shkollë ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Thoma Avrami, etj. Kontriubuti i këtyre atdhetarëve dhe veprimtarëve dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të mësuar pasardhësit e tyre. Për të shpërndarë dije dhe kulturë e për ta trashëguar këtë në brezat e më vonshëm.
Linku: arkivanews
Burimi i fotos:https://en.wikipedia.org/wiki/M%C3%ABsonj%C3%ABtorja