Home Aktualitet Muzeu Historik Kombëtar mbyll dyert deri 15 mars 2028
Muzeu Historik Kombëtar mbyll dyert deri 15 mars 2028
0

Muzeu Historik Kombëtar mbyll dyert deri 15 mars 2028

0
0

Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri me datë 15 Mars 2028 në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”.

Të gjithë turet apo agjencitë turistike kështu nuk mund ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre.

Rikonstruksioni do të fillojë në 16 mars dhe vizitorët vendas dhe të huaj nuk do të kenë mundësi ta vizitojnë deri në 2028.

Pas mbylljes së Galerisë Kombëtare të Arteve për arsye rikonstruktimi tashmë radhën e ka Muzeu.

Rikujtojnë se një pjesë e muzeut kombëtar, konkretisht mozaiku 42-vjeçar përfundoi restaurimin para dy vitesh. Restaurimi i tij kushtoi 1 mln euro kushtoi dhe u realizua me fondet e Bashkimi Europian.

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri.

Linku: https://www.instagram.com/muzeukombetar/

Burimi i fotos: https://www.mhk.gov.al/en/homeen/

tags: