Home ShowBiz Deklaroi lidhjen, ylli i K-pop detyrohet të kërkojë falje publike
Deklaroi lidhjen, ylli i K-pop detyrohet të kërkojë falje publike
0

Deklaroi lidhjen, ylli i K-pop detyrohet të kërkojë falje publike

0
0

Një yll K-pop ka kërkuar falje publike pasi fansat e kanë akuzuar për “tradhti” për shkak se ka një të dashur. Admiruesit dërguan një kamionçinë në agjencinë e Karina, lideres sgrupit Aespa pasi mësuan se ajo është lidhur me aktorin Lee Jae-wook.

Nuk mjafton dashuria e fansave për ty?”, shkruhej në një tabelë elektronike mbi kamionçinë.

Në një letër të postuar në Instagram, Karina premtoi “të shëronte plagët” që kishte shkaktuar. “Kërkoj falje që ju kam tronditur”, shkroi ajo teksa premtoi se në të ardhmen do të tregonte një anë “më të pjekur dhe të përkushtuar”.

Nuk është hera e parë që yjet përfshihen në ngjarje të tilla. Këngëtarët në Korenë e Jugut dhe Japoni punojnë në industri me shumë presion ku deklaratat personale janë disi problematike.

Një dekadë më parë, ishte e zakonshme që agjencitë e K-pop të ndalonin yjet e rinj që të krijonin lidhje apo të kishin një celular personal. Madje edhe tani deklarimet e raporteve dashurore konsiderohen skandal ndaj fansave.

Në industrinë koreane, mënyra si yjet shfaqen në publik është shumë e rëndësishme. Idhujt e muzikës nuk pëlqehen vetëm për aftësitë në muzikë, por edhe si prezantojnë veten. Ata duhet të duken të përsosur gjithë kohën, brenda dhe jashtë skenës kështu që mund të përcjellin shembuj të mirë për admiruesit dhe të ruajnë reputacionin e kompanisë.

Edhe pse kanë disa liri, duhet të ndjekin rregulla si për shembull mos të tregojnë se me kë po dalin. Kjo për shkak se fansat duhet të vazhdojnë të tregojnë interes ndaj tyre. Kjo ishte arsyeja pse Karina mori komente negative në rrjetet sociale ku shumë njerëz e akuzuan se është më pak aktive për shkak të lidhjes së saj.

Linku: https://edition.cnn.com/2024/03/07/asia/karina-aespa-kpop-apologizes-dating-intl-hnk/index.html

Foto: https://www.instagram.com/aespa_official/