0
0
I madhi Al Pacino pati privilegjin të prezantonte çmimin për filmin më të mirë në skenën gjigande me yje të “Oscars 2024” që u mbajt mbrëmjen e 10 marsit. Megjithatë mënyra sesi aktori legjendar zgjodhi të prezantonte fituesin ka bërë bujë në rrjet dhe është kritikuar kudo.
Tradicionalisht, prezantuesi liston të nominuarit e kategorive përpara se të shpallë fituesin. Megjithatë, Pacino nuk e bëri kur u ngjit në skenë dhe në vend të kësaj i tha audiencës:
“Dhjetë filma të mëdhenj u nominuan, por vetëm njëri do të fitojë filmin më të mirë dhe unë duhet ta shikoj në zarf këtë.”
Me hapjen e zarfit, aktori thjesht tha: “Sytë e mi shohin ‘Oppenheimer’’. Fansat u shprehën se nga prezantimi i Al Pacino duket sikur nuk i dha rëndësinë e duhur filmit.