0
0
Epike në “Oscars”! Emma Stone shpërtheu në lot teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin e aktores më të mirë për filmin “Poor thing”. Përveçse emocionues, ky ishte edhe një moment i sikletshëm për të, pasi zinxhiri i fustanit ishte prishur.
“Zinxhiri i fustanit tim është prishur”, thotë ajo mes lotësh.
Këtë moment ajo e përmendi në skenë, ndërsa situata u kalua me batuta dhe të qeshura Në film, Stone luan rolin e Bella Baxter, truri i së cilës është zëvendësuar me atë të fëmijës së saj të palindur, dhe që përjeton zgjimin e saj seksual dhe personal. Për “Poor Thing” ajo rrëmbeu trofeun e aktores protagoniste më të mirë.