0
0
Një rrëfim i Erjolës gjatë Prime, për humbjen e të atit kur ishte vetëm 14-vjeçe ka emocionuar të gjithë.
“I them faleminderit Zotit, sepse ka njerëz që nuk i kanë thënë baba dikujt. S’ka si baba Ledion. Për një vajzë është siguria mashkullore që paraqitet vetëm në figurën e tij.Sa e vështirë qënka të përballesh me jetën tënde. Kur sheh tënden të trazon shpirtin”, tha Erjola pas klipit të jetës së saj, ku më pas shkoi në dhomën e surprizave, aty ku lexoi një letër nga katër mbesat e saj, teksa në tavolinë ndodhej një tepsi me fli nga nëna e saj.
Më pas, Erjola mbushi dy gota me raki dhe e piu për të atin e saj, teksa në fund ajo u takua dhe me nënën e saj, e cila kishte ardhur për të.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/