Home ShowBiz U tha se e ka braktisur e ëma, reagon Sara Gjordeni
U tha se e ka braktisur e ëma, reagon Sara Gjordeni
0

U tha se e ka braktisur e ëma, reagon Sara Gjordeni

0
0

Sara Gjordeni dhe pas daljes nga Big Brother Vip vijon të tërheqë vëmendjen e titujve rozë.

Së fundmi është përfolur se Sara është braktisur nga mami që fëmijë. Sara duket se është prekur nga e gjithë kjo zhurmë dhe ka reaguar në rrjetet e saj sociale.

‘E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht shumë e shumë vite.

Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze.’

Linku: https://www.instagram.com/sarah.berisha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sarah.berisha/

tags: